Select Page

Përmbajtjet dhe shërbimet

Sporteli i informacioneve

Sporteli i informacioneve ndodhet në anë të djathtë nga hyrja në terminal. Personeli i këndshëm do t՚ua jap informacionin e duhur për kohën e uljes dhe ngritjes së fluturimit Tuaj dhe sipas kërkesës do t՚ua sigurojë ndihmën në lidhje me udhëtimin Tuaj. Sporteli i informacioneve ku mund të lajmëroheni nëse si pasagjerit me aftësi të kufizuar ose me nevoja të posaçme u nevojitet asistenca nga personeli ynë i trajnuar.

Kontakt telefoni për çdo informacion është +382(0) 32 671 337.

Harta e terminalit

Dyqanet dhe baret

Orari i punës është në përputhje me nisjet nga Aeroporti i Tivatit.

Duty Free Shop
(Regal Impex GH)

Doni t՚i gëzoni të afërmit tuaj? Duty Free Shop ofron prodhime të brandeve të njohura botërore si dhe prodhimet kombëtare me cilësi të njohur dhe me çmime të volitshme.

 

Tabacco Shop

Për të gjitha gjerat e vogla që Ju nevojiten para udhëtimit! Tabacco Shop është i vendosur në pjesën veriore të korridorit qendror të terminalit, në afërsi të sportelit të regjistrimit të pasagjerëve. 

Caffe Negro

Duke e pritur fluturimin Tuaj ose duke pritur ardhjen e anëtarit të familjes suaj, personit të dashur, mikut ose partnerit të punës, mund të pushoni dhe të shërbeheni në bar që cilin e keni në dispozicion në Aeroportin Tivat.

Të humbura/Të gjetura

Në rast se valixhet tuaja nuk mbërrijnë, janë të dëmtuara dhe/ose të vjedhura, ose nëse humbni gjerat personale, mund të paraqiteni pranë sportelit Të humbura/Të gjetura. Aeroporti Tivat ofron edhe shërbimet e asistencës gjatë përpilimit të procesverbalit dhe njoftimit të pasagjerëve me rregullat e kompanive ajrore në rast të mbërritjes së valixheve të dëmtuara ose të vjedhura. 

Nevojitet që gjatë paraqitjes pranë sportelit të dorëzoni kuponët e valixheve që nuk kanë mbërrit si dhe biletën e avionit që përmban të dhënat mbi udhëtimin. Që kërkimi të jap rezultate të shpejta dhe efikase duhet t՚i dini edhe karakteristikat kryesore të valixheve të veta, siç janë: tipi, prodhuesi dhe ngjyra. 

Në rast së kompania ajrore juaj nuk siguron dorëzimin e valixheve në adresë të përkohshme ose të përhershme, Ju duhet të vini personalisht për ta marrë valixhen. 

 

Në rast që kompania ajrore juaj siguron dorëzimin e valixheve, valixhet tuaja do të dorëzohen në adresë të përkohshme ose të përhershme në territorin e Malit të Zi dhe do të rregullohen formalitetet doganore për ju.

 

Për t՚i marrë valixhet duhet të tregoni pasaportën tuaj (ose kartën e identitetit – vetëm për shtetasit e Serbisë) dhe të paguani shumën e nevojshme nëse një gjë të tillë parashikohet me rregullat doganore.Valixhet mund t՚i marrë edhe anëtari i familjes, nëse me dokumentet tuaja tregon edhe dokumentet personale dhe çelësin në rast se valixhet tuaja janë të mbyllura.  

Varësisht nga kompania ajrore, mund të zgjidhni edhe mënyrën e njoftimit për marrjen e valixheve pas mbërritjes së tyre (thirrje me telefon ose SMS).

Orari i punës i shërbimit është nga ora 7 deri tek ulja e avionit të fundit të planifikuar për mbërritje. 

Kontakt Të humbura/Të gjetura

Ambulanca në aeroport

Si një formë e përkujdesjes së shtuar, për pasagjerët në Aerportin Tivat është në dispozicion edhe ambulanca e Shërbimit mjekësor, ku punojnë mjeku dhe infermieri.

Ambulanca ofron shërbime të pranimit dhe referimit të pasagjerëve të sëmurë, si dhe ndihmën urgjente mjekësore.