HISTORIKU I AEROPORTIT TIVAT
-
Fillon modernizimi i përshpejtuar
Më datë 23 prill të vitit 2003 Aeroporti i Tivatit nga struktura e JAT-it ka kaluar në pronë të IP Aeroportet e Malit të Zi dhe nga kjo datë ia fillon modernizimi i tij i përshpejtuar, ku në fazën e parë është kryer rindërtimi i terminalit të pasagjerëve me hapësirë totale prej 4.057m2 , dhe vijon vendosja e pajisjeve për përdorim të aeroportit në kushte të natës.
Aeroporti i Tivatit është karakteristik pasi 80% të komunikacionit kryhet gjatë sezonit turistik veror kur theksohet trafiku i madh (p.sh. më datë 12 korrik 2006 janë shërbyer 9.138 pasagjerë).
Platforma për pranim në aeroport i ka 7 pozicione për parkim dhe mund të pranojë 6 avionë të grupit “C” dhe një avion të grupit „D“, ose 4 avionë të grupit „C“ dhe 2 avionë të grupit „D“. Avionët karakteristik të grupit „D“ që ulën në Aeroportin e Tivatit i takojnë tipave DC 10, IL86 dhe Boing 767. Aeroporti i Tivatit sot shërben avionët më bashkëkohorë nga familjet Boeing dhe Airbus, dhe besimin për punë cilësore dhe profesionale e ka fituar nga mbi 30 kompani ajrore, midis të cilave janë edhe emrat me famë botërore siç janë SAS, LTU, AirBerlin, etj, të cilat Aeroportin e Tivatit e lidhin me 15 destinacione në Evropë: Londër, Moskë, Paris, Frankfurt, Stokholm, Prag, etj.
-
Periudha e pasluftës
Aeroporti Tivat është themeluar pas Luftës së Dytë Botërore me rrafshim të terrenit me bar për pistë fluturimi që përdorej për trajnim të parashutisteve ushtarakë dhe civilë, si dhe për gara parashutiste. Pasi aeroporti i cili ndodhej në një lokacion me kushte të volitshme klimatike dhe meteorologjike u rregullua, ai kishte mundësi që përveç avionëve sportive të pranojë edhe avionët transportuese me dy motorë Douglas C-47, tipi ky që kishte mundësi të ulet dhe të ngrihet edhe nga aeroportet provizore. Pasi varianti civil i këtij avioni, DC-3, është përdorur në komunikacionin ajror kombëtar, terreni është rregulluar dhe i aftësuar edhe për pranim (ulje dhe ngritje) të avionëve udhëtimi me cilësi dhe të kategorisë të cilës i takonte edhe “Douglas”. Është rregulluar pista me bar gjatësie 1.300 dhe gjerësie 60 metra.
-
Qendra federale e aviacionit
Gjatë harkut kohor 1956-1962 në Tivat ekzistonte dhe punonte Qendra federale e aviacionit (SVC), deri sa pistat janë shitur për ndërtim të aeroportit në Tivat dhe objektet në Donja Llastva janë dhënë Shoqatës së aviacionit të Malit të Zi.
-
Hapja e aeroportit
Deri në pranverë të vitit 1957 aeroporti e ka fituar pistën për ulje dhe ngritje me dimensione 1200m x 80m, platformën asfalti me dimensione 30m x 30 m, ndërtesën e vogël për pranim të pasagjerëve me restorant dhe tarracë, kullën e kontrollit të vogël, si dhe një dhomë për kontrollin doganor të pasagjerëve dhe valixheve.
Aeroporti Tivat zyrtarisht është hapur dhe i dorëzuar për përdorim më datë 1 maj 1957. Hapja e linjës Beograd-Tivat-Beograd ka vijuar më datë 15 qershor 1957. Deri në vitin 1968 është kryer kryesisht transporti i pasagjerëve, me avionët DC 3 dhe IL 14, me Beogradin, Zagrebin dhe Shkupin.
-
Garat parashutiste
Garat parashutiste, të themeluara me vendimin e Këshillit federal të ShAJ në vitin 1957, është mbajtur çdo vit tek.
Në Tivat janë mbajtur tri gara:
- Kupa parashutiste e Adriatikut e vitit 1957 – Kampionati parashutist në disiplina klasike për burra dhe gra, si dhe kampionati i të rinjve të RFPJ;
- Kupa parashutiste e Adriatikut e vitit 1959 – Kampionati parashutist në disiplina klasike për burra dhe gra. Po të njëjtin vit është mbajtur edhe kampionati federal dhe republikan në modelim;
- Kupa parashutiste e Adriatikut e vitit 1982.
Manifestimet kanë pas karakterin prestigjioz ndërkombëtar.
-
Kulla e re e kontrollit, pista asfalti dhe terminali i pasagjerëve
Që nga viti 1968 deri në vitin 1971 në këtë lokacion është ndërtuar aeroporti bashkëkohor me pistë të re asfalti për ulje dhe ngritje me dimensione 2500m x 45m, platformën e re për pranim me dimensione 450m x 70m dhe dy lidhëza gjerësie ka 20m, terminalin e pasagjerëve, kullën e re të kontrollit dhe hapësirat për shërbime të ndryshme aeroportuale.
Aeroporti i rikonstruktuar dhe i modernizuar i Tivatit zyrtarisht u hap më datë 25 shtator 1971. Këtij rasti është mbajtur një eveniment i madh solemn ku, përveç qytetarëve të Tivatit, Bokës së Kotorit dhe qyteteve të tjera, kanë marrë pjesë edhe përfaqësuesit e organizatave shoqëroro-politike të Malit të Zi, kompanive ajrore vendore dhe ndërkombëtare, Drejtorisë federale për aviacionin civil, gazetarët dhe mysafirët e tjerë. I dekoruar me flamuj të ndryshëm, aeroporti është dukur impozant. Vajzat e shumta në veshje tradicionale të Bokës së Kotorit dhe grupi i njerëzve të veshur në uniformat e marinës së vjetër të Bokës e kanë pritur njëherë avionin e Aerotransportit Jugosllav DC-9, të cilin e priti bashkëshortja e kryetarit të komunës së Tivatit. Në këtë eveniment të madh kanë folur: Bllazho Jovanoviq, kryetari i Gjykatës kushtetuese të Jugosllavisë, i cili pati nder që ta prej shiritin dhe ta hapin aeroportin; Mato Krstoviq, kryetari i Komunës së Tivatit; Vidomir Kruniq, drejtor i JAT; Millorad Shlivar, ushtruesi i detyrës së drejtorit të Drejtorisë federale të aviacionit civil; dhe Vllada Matijeviq, drejtori i Aeroportit të Tivatit.
-
Rikuperimi nga tërmeti dhe modernizimi
Aeroporti i Tivatit është zhvilluar deri në tërmetin katastrofik të vitit 1979, kur është dashtë të bëhet rindërtimi dhe modernizimi i objektit. Pranë terminalit të pasagjerëve hapësire prej 680 m2, nevojitej të ndërtohet edhe një pavijon për nevoja të komunikacionit ndërkombëtar, të kryhet vendosja e shtresës së re të asfaltit në pistën për ulje dhe ngritje, dhe të rritet platforma e pranimit. Me zgjerim në tre pozicione për parkim, nga 70m në 91,5m dhe me lidhëzën “A” të zgjeruar nga 20m në 25m, u mundësua pranimi i avionëve me trup të gjerë. Maksimumin e vet në ish-RSFJ, ky aeroport e ka arrit në vitin 1987.
Në fund të vitit, më së shpeshti gjatë muajit dhjetor, gjatë harkut kohor 1970-1979 në Tivat janë organizuar Seminaret e fluturimit akrobatik për mësuesit e ardhshëm të fluturimit.
-
Mitingu ajror i madh
Në vitin 2002 u organizua Mitingu ajror i madh.
-
U hap Terminali 2 në Tivat
Në dhjetor të vitit 2018 u hap Terminali 2 posa i ndërtuar i Aeroportit Tivat, i cili është qëlluar për pasagjerët që nisen. Terminali i ri shtrihet në mbi 3.000m2, dhe e ka pajisjen më bashkëkohore për klasifikim të valixheve, 6 sportele për check-in, 2 korsi për KD kontrollin, hapësirat për përfaqësuesit e kompanive ajrore, të Drejtorisë së policisë dhe të doganës, tualetet dhe portën për nisje.
Me hapjen e Terminalit 2 në aeroportin e Tivatit do të ketë mundësi të shërbehen dyfishi i pasagjerëve sesa deri tani!
2002.Periudha e pasluftës1956.-1962.Pranverë e vitit 1957.1957.-1982.1968.–1971.1979.2002.27. dhjetor 2018.