Pulti i informacioneve
Pulti i informacioneve ndodhet në pjesën veriore të korridorit qendror të terminalit të pasagjerëve, i vendosur midis sportelit për regjistrim të pasagjerëve dhe kontrollit fillestar në pjesën “Nisjet”. Personeli i këndshëm do t՚ua jap informacionin e duhur në lidhje me kohën uljes dhe të ngritjes së fluturimit Tuaj dhe me kërkesë do të sigurojnë asistencën në lidhje me të gjitha detajet që lidhen me udhëtimin Tuaj. Pulti i informacioneve është edhe vendi ku mund të vini nëse si pasagjerit me lëvizshmëri të kufizuar ose me nevoja të posaçme u nevojitet asistenca nga personeli ynë i trajnuar.
Kontakt telefoni për të gjitha informacionet e nevojshme është +382 20 444 244.
Harta e Terminalit
Dyqanet dhe baret
Orari i punës është i përshtatur me fluturimet që nisën nga Aeroporti i Podgoricës.
Duty Free Shop
(Regal Impex GH)
Në pjesë të terminalit për nisje.
Tek ne mund të blini suvenire, duhan, ushqim, pije, produkte kozmetike, etj.
Tabacco S Press
Në pjesën jugore të terminalit, në korridor të paraparë për mbërritje.
Ofrojmë duhan, rimbushjen me karta dhe ato elektronike për telefonat celularë (Telenor, Telekom dhe M:tel); gazetat, librat, DVD dhe CD si dhe mallrat e përgjithshme.
Tabacco Shop
Në pjesën veriore të pjesës qendrore të terminalit, në afërsi të sportelit për regjistrim të pasagjerëve. Ofron gazeta, rimbushjen për telefoninë celulare, produkte të ëmbla, një gamë të gjerë të parfumeve dhe kozmetikës ekskluzive, suvenirët dhe lodrat.
Coffee Cake Bakery
Në pjesën e terminalit për nisje, midis daljeve 4 dhe 5. Orari i punës i barit në terminal është i përshtatur me orarin e punës së aeroportit, ndërsa bari në ndërtesën administrative punon gjatë ditëve të punës nga ora 7 deri në 15.
Salla e Biznesit
Në varësi nga kompania ajrore, pasagjerët e klasës së parë dhe klasës biznes, pasagjerët me një numër të caktuar të miljeve të bashkuara gjatë udhëtimeve të mëparshme, bartësit e kartave të caktuara, si dhe mysafirët e tyre që udhëtojnë me të njëjtin fluturim, mund të përdorin edhe shërbimet e Sallës së Biznesit në Aeroportin e Podgoricës.
Në sportelin e kompanisë ajrore mund të pajiseni me një kupon për përdorimin e Sallës së Biznesit i cili është i qasshëm pas kalimit të të gjitha kontrolleve.
Salla e Biznesit ndodhet në sallën e nisjeve dhe është i hapur për përdorim dy orë para kohës së planifikuar për ngritje të avionit.
Shërbimi VIP
Shërbimi VIP që ofrohet nga Aeroporti Podgorica, përfshin:
- përdorimin e sallës VIP,
- kalimin e shpejtë nëpër kontrollet e sigurisë, doganës dhe të pasaportave,
- regjistrimin për fluturim në terminalin VIP,
- parkimi VIP i siguruar në ardhje dhe/ose në nisje para terminalit VIP (në zonë jo sterile),
- sipas nevojës ose me kërkesë, transportin nga avioni deri tek terminali VIP dhe anasjelltas (vërejtje: aksesi në platformë për automjete private nuk është i lejuar).
Të humbura/Të gjetura
Në rastin e mos mbërritjes, dëmtimit dhe/ose vjedhjes së valixheve, ose humbjes së sendeve personale, mund të lajmëroheni në sportelin për sende të humbura dhe të gjetura. Aeroporti i Podgoricës ofron edhe shërbimet e asistencës gjatë përpilimit të procesverbalit dhe njohjes së pasagjerëve me rregullat e kompanive ajrore në rastin e mbërritjes së valixheve të dëmtuara ose të vjedhura.
Nevojitet që gjatë lajmërimit në sportel të dorëzoni kuponët e valixheve që nuk kanë mbërrit dhe biletën e avionit e cila përmban të dhënat mbi rutën e udhëtimit. Me qëllim që kërkimi të jetë sa më i shpejt dhe efikas, nevojitet që t՚i dini edhe karakteristikat kryesore të valixheve të veta, siç janë: tipi, prodhuesi dhe ngjyra.
Në rast se kompania juaj ajrore nuk e siguron dorëzimin e valixheve në adresën e përhershme ose të përkohshme, duhet të vini personalisht t՚i merrni valixhet.
Në rast se kompania juaj ajrore e siguron dorëzimin e valixheve, valixhet tuaja mund të dorëzohen në adresë të përhershme ose të përkohshme në territorin e Malit të Zi, duke rregulluar formalitetet doganore për Ju.
Për të marrë valixhet nevojitet që të tregoni pasaportën tuaj (ose kartën e identitetit – vetëm për shtetasit e Serbisë) dhe të paguani tarifat nëse një gjë të tillë parashikohet me rregulla doganore. Valixhet e mbërritura mund t՚i marrë edhe anëtari i familjes, nëse bashkë me dokumentet tuaja i paraqet edhe dokumentet e veta personale dhe çelësin përkatës në rast se valixhet janë të mbyllura.
Në varësi nga kompania ajrore, mund të zgjidhni edhe mënyrën e njoftimit për marrje t valixheve pas mbërritjes së tyre (telefon ose SMS)
Orari i punës i shërbimit është nga ora 7 deri në ulje të avionit të fundit të planifikuar për mbërritje.
Kontakti i Zyrës për sende të humbura dhe të gjetura:
- tel: +382 (0)20 444 244
- e-mail: [email protected]
Ambulanca në aeroport
Si një lloj i kujdesit shtesë, pasagjerët në Aeroportin Podgorica e kanë në dispozicion edhe ambulancën e Shërbimit mjekësor ku punojnë mjeku dhe infermieri. Zyrat kryesore të ambulancës ndodhen në kuadër të ndërtesës administrative, në zonë të kontrolluar, kurse për shkak të qasjes më të lehtë, të gjithë pasagjerët dhe vizituesit në zonën e të pakontrolluar e kanë në dispozicion edhe dhomën për shqyrtim mjekësor, e cila ndodhet në pjesën qendrore të korridorit të terminalit, në pjesën “Mbërritjet”.
Ambulanca ofron shërbimet e trajtimit në pranim dhe dërgim të pasagjerëve të sëmurë, si dhe ndihmën urgjente mjekësore.