Select Page

Kontrollet në aeroport

Kontrolli fillestar

Në pjesën qendrore të terminalit të pasagjerëve, pasi kryeni regjistrimin për fluturim me kompaninë ajrore të zgjedhur, ju pret kontrolli fillestar.

Në këtë pult nevojitet që të paraqitni kuponin tuaj për hyrje në avion dhe të tregoni valixhet dore. Në përputhje me rregullat e kompanisë ajrore të zgjedhur, personeli ynë do të kontrollojë dimensionet dhe numrin e lejuar të valixheve dore.Në rast se pesha dhe/ose dimensionet e valixheve nuk janë në përputhje me standardin e kompanisë ajrore të zgjedhur, personeli ynë do t՚ju drejtojë tek sporteli për regjistrim ku valixhet në fjalë mund t՚i regjistroni si të dorëzuara.

Kalimi në kontrollin fillestar është i hapur 2 orë para kohës së planifikuar për ngritje të avionit të kompanisë ajrore të zgjedhur. Natyrisht, kjo kohë mund të ndryshojë, në varësi të politikave të kompanisë ajrore.

Për të  përshpejtuar kalimin nëpër kontrollin e sigurisë, në ekran mbi këtë pult mund të gjeni mënyrën e përgatitjes për kontrollin kundër-diversioni. Gjithashtu, në panele pran pultit mund të lexoni udhëzimet kryesore në lidhje me sendet dhe lëndët e rrezikshme që janë të ndaluara dhe nuk mund të futen në kabinën e udhëtimit në avion, si dhe kufizimet që u referohen lëngjeve në valixhet dore.

Kalimi i shpejtë

Kalimi i shpejtë mundëson regjistrimin për kalimin me prioritet kur bëhet fjalë për kryerjen e kontrollit të sigurisë, dhe ky kalim i takon:

  • Pasagjerëve të klasës biznes dhe klasës së parë;
  • Pasagjerit me trajtim të veçantë të shoqëruar nga personeli i aeroportit;
  • Pasagjerëve me lëvizshmëri të kufizuar (PRM);
  • Pasagjerëve me fëmijë të vegjël.

Kontrolli i sigurisë 

Për të kaluar sa më shpejtë nëpër kontrollin e sigurisë, nevojitet që të përgatiteni rregullisht për kryerje të kontrollit kundër-diversioni, në një prej dy punkteve të hapura. Në vendin për përgatitje do t՚ju pres personeli ynë dhe shkurtimisht do t՚ju njoftojë se çfarë duhet të hiqni nga vetja ose të nxirrni nga xhepat dhe/ose valixhet (telefonin celular, laptopin, pajisjet tjera elektronike, kuletën, orën, rripin, pallton, xhaketën, çelësat, sendet tjera metali, etj.) dhe t՚i vendosni në enët e caktuara plastiku.

One Stop Security

One Stop Security paraqet suazën rregulluese që e njeh se Mali i Zi është një nga vendet e pakta e cila i ka standardet e sigurisë në nivelin e rregullave të Bashkimit Evropian. Një gjë e tillë u mundëson pasagjerëve nga aeroportet tanë të tejkalojnë kontrollet shtesë të sigurisë në transferim për fluturimet brenda BE-s. në  këtë lidhëz mund të lexoni më shumë.

Sendet dhe lëngjet e ndaluara

Në rast se gjatë kontrollit të sigurisë përcaktohet se në valixhet dore/dhe ose tek vetja keni disa sende të caktuara që u nënshtrohen ndalimit të futjes në kabinën e avionit, por keni dëshirë të hyni në fluturim të kompanisë ajrore të zgjedhur, jeni të detyruar që t՚i vendosni në enët e caktuara pranë punktit për kontrollin kundër-diversionit.

Pas përfundimit të kontrollit të sigurisë me kujdes paketoni dhe kontrolloni enët plastiku ku ishin sendet tuaja. 

Për më shumë informacione në lidhje me sendet e ndaluara dhe lëndët e rrezikshme, kontaktoni kompaninë ajrore të zgjedhur.

 

  • Pistoletat, armët zjarri dhe pajisjet tjera me të cilat mund të shtënë;
  • pajisjet për trullosje;
  • sendet me majë ose teh të mprehtë;
  • lëndët plasëse dhe materitë ndezëse;
  • lëngjet, gel dhe aerosol që nuk janë të paketuar në përputhje me kufizime të përcaktuara;
  • sendet tjera të ndaluara dhe materitë e rrezikshme të përcaktuara me rregulla pozitive nga fusha e sigurisë së komunikacionit ajror.

Nëse dëshironi që në valixhet dore ose me vetën të mbani produktet e lëngshme, atëherë volumi i tyre individual nuk guxon të jetë më shumë se 100 ml. Të gjithë produktet duhet të jenë të paketuar së bashku, në plasmasë të tejdukshme me zip, dhe volumi maksimal i të gjithë produkteve në plasmasë nuk mund të jetë më shumë se 1L për një pasagjer. 

Nën nocionin lëng nënkuptohen:

  • uji dhe llojet tjera të pijeve, supat dhe shurupet;
  • parfumet;
  • geli, duke përfshirë edhe gelin për flokët dhe për dush;
  • pastat, duke përfshirë edhe pastën dhëmbësh;
  • maskara, llak me spërkatje, ajkët, losionet dhe vajrat;
  • të gjithë produktet që janë në shishe nën presion, duke përfshirë edhe pastën për rroje, shkumat dhe deodorantet;
  • përzierja e substancave të forta dhe lëngjeve; 
  • të gjithë produktet tjera me cilësi të ngjashme.

Kontrolli doganor

Pas kontrollit të pasaportave dhe marrjes së valixheve të dorëzuara nga karuseli, por para largimit nga pjesa e mbërritjes në terminal, ju do të vini tek korsitë e kuqe dhe të gjelbra për kontrollin doganor.

Nëse tek vetja ose në valixhe dore ose valixhe të dorëzuara keni mallra që jeni të detyruar ta deklaroni në pikën kufitare për hyrje në zonë doganore të Malit të Zi, ju zgjidhni korsinë e kuqe, respektivisht, në të kundërtën, kaloni nëpër korsinë e gjelbër.

Me rregulla doganore të Malit të Zi është i ndaluar kalimi i specieve të mbrojtura bimore dhe kafshore, futja e armëve dhe municionit dhe kalimi i kafshëve (përveç manarëve).

Informacionet kryesore në lidhje me rregullat dhe detyrimet doganore të pasagjerëve në mbërritje që hyjnë në zonën doganore të Malit të Zi, në lidhje me futjen e ushqimeve, ilaçeve, lirimit nga pagesa e doganës, futjes së parave në cash dhe kalimit të sendeve me vlerë kulturore, mund të gjeni në Udhërrëfyes për futjen e mallrave në zonë doganore të Malit të Zi.

Më shumë informacione në lidhje me rregullat doganore që u referohen pasagjerëve që shkojnë ose vijnë nga jashtë vendit mund të kërkoni në faqen e internetit të Drejtorisë së doganave të Malit të Zi: www.upravacarina.gov.me.

 

Kontrolli i pasaportave

Nisje

Kontrolli i pasaportave në Aeroport kryhet nga punonjësit e Stacionit të policisë kufitare në Aeroport.

Para qasjes tek kontrolli i pasaportave, në një nga katër sportele të hapura, përgatitni dokumentet e veta personale dhe ato të udhëtimit, si dhe kuponin për hyrje në avion të kompanisë ajrore të zgjedhur.

Cilat dokumente do t՚ju nevojiten për udhëtim deri tek destinacioni i planifikuar varet nga  regjimi i vizave të vendit në të cilin udhëtoni. Në rast se gjatë udhëtimit tuaj kaloni nga një avion në avionin tjetër, paraprakisht kontrolloni a ju nevojiten edhe vizat për transit për aeroportet përmes të cilëve bëni transitin.

 

Mbërritja

Pas uljes në Aeroport, pas daljes nga avioni dhe hyrjes në pjesën e mbërritjes së terminalit të pasagjerëve, nëse nuk jeni pasagjer në transit, ju do të vini deri tek gjashtë sportele për kontrollin e pasaportave. Para se të qaseni në një nga sportelet e hapura, përgatitni dokumentet tuaja të udhëtimit.

Kushtet për hyrje të të huajve në Mal të Zi mund t՚i lexoni këtu.

Më shumë informacione në lidhje me dokumentet e udhëtimit dhe regjimin e vizave, për shtetasit e Malit të Zi dhe për shtetasit e huaj, mund të gjeni në faqen e internetit të Ministrisë së punëve të jashtme dhe të integrimit evropian të Malit të Zi:  www.mvpei.gov.me.