Aeroporti i Podgoricës ofron shërbime të pranimit dhe dërgimit të dërgesave të mallrave dhe postare të personave juridike dhe fizike në komunikacionin ndërkombëtar ajror.
Kryhet përjashtimisht pranimi i dërgesave “të gatshme për transport” për të cilat duhet të plotësohen disa kushte të caktuara.
Detyrë e dërguesit është që rregullisht të deklarojë përmbajtjen e dërgesës dh të përgatisin dokumentacionin përcjellës, posaçërisht nëse dërgesa përmban ndonjë materie të rrezikshme.
Kontakti
Tel: +382 20 444 296
E-mail: [email protected]
SITA adresa: TGDFFXH
Orari i punës është përshtatur me orarin e punës së Aeroportit.
Aeroporti Podgorica nuk mund të jetë përgjegjës nëse dërgesa Juaj nuk ngarkohet në avionin e planifikuar, në rast se:
- nuk e respektoni kohën e sjelljes së dërgesës,
- nuk i kryeni me kohë formalitetet doganore,
- nuk e paraqitni dokumentacionin përcjellës të kompletuar për dërgesë,
- dërgesa përmban sendet e ndaluara ose materitë e rrezikshme që nuk guxojnë të futen në avion,
- dërgesa nuk është e paketuar dhe e shënuar në mënyrë të përshtatshme,
- dokumentacioni përcjellës nuk i përshtatet sasisë dhe peshës së dërgesës, dhe/ose
- dërgesa të jetë e refuzuar për ngarkim për shkak të arsyeve të kompanisë.
Magazinimi
Operimi dhe magazinimi i mallrave në komunikacionin e mbërritjes dhe nisjes kryhet në magazinën e mallrave dhe të doganës me sipërfaqe prej 305 m2, që ndodhet nën mbikëqyrjen e Stacionit doganor në Aeroportin Podgorica.
Për magazinim në dhomë për vendosje të mallrave që prishen nevojitet paralajmërimi dhe rezervimi.
Kafshët e gjalla, kufomat, materitë e rrezikshme, dërgesat me vlerë dhe dërgesat me mallra që mund të prishen (me regjim të temperaturës nën 2°C) nuk magazinohen në Aeroportin Podgorica, por në marrëveshje me personelin tonë sillen drejtpërdrejtë para kohës së planifikuar për ngritje të avionit, respektivisht në marrëveshje me Stacionin doganor, merren menjëherë pas mbërritjes së avionit.
Sa i përket sjelljes së mallrave, duhet të respektohet koha e akorduar me personelin tonë, për arsye që deri në kohën e ngritjes së avionit të kryhen të gjitha aktivitetet e nevojshme: kontrolli i dokumentacionit përcjellës, shënimit dhe mënyrës së paketimit kontrolli i sigurisë, formalitetet doganore dhe të kryhet ngarkimi i dërgesës.
Pajisjet brenda magazinës
Dhoma
Përfshin dhomën për vendosje të mallrave që mund të prishen me regjim të temperaturës 2-8°C, me volum prej 11ml dhe dimensione të grykës 195 cm x 95cm.
Lopatëza
Për manipulim brenda magazinës së mallrave dhe të doganës, Aeroporti Podgorica disponon me dy lopatëza që mund të bartin deri në 200 kg.
Makinë për bartje
Për manipulim brenda magazinës së mallrave dhe të doganës, Aeroporti Podgorica disponon me makinë për bartje me kapacitet deri në 3,5 tonë.
Stacioni doganor
Në kuadër të magazinës së mallrave dhe të doganës punon edhe Stacioni i doganës. Zyrat e stacionit doganor ndodhen në kuadër të hangarit të magazinës së mallrave dhe të doganës i cili i takon zonës së pakontrolluar.
Kërkesat për zhdoganim të mallrave palët i paraqesin personalisht ose përmes agjentit doganor, çdo ditë pune nga ora 7:00 deri në ora 15:00h.
Agjentët doganor
Aeroporti Podgorica,në pjesën e pranimit dhe dërgimit të dërgesave të mallrave dhe të postës bashkëpunon me shumë kompani që ofrojnë shërbimet e agjentëve doganorë dhe shërbimet e postës së shpejtë.
KOMPANITË QË OFROJNË SHËRBIME TË POSTËS SË SHPEJTË DHE SHËRBIMET E AGJENTËVE DOGANORË |
|
DHL |
020 872 460 |
FEDEX |
067 248 160 |
TNT |
020 606 452 |
UPS |
020 606 430 |
KOMPANITË QË OFROJNË SHËRBIME TË AGJENTËVE DOGANORË |
|
ALIANCE |
020 270 678, 069 021 481 |
ALPEX |
069 234 751 |
ATLAN ŠPED |
020 620 265 |
ČIKOM |
020 207 150 |
ENES |
020 656 554 |
EUROKONTAKT |
067 225 854, 020 662 381 |
EUROLOGISTIC |
067 330 355 |
EUROŠPED |
069 063 540 |
FIG |
020 623 077 |
HEMOMONT |
020 235 162 |
IMEX |
069 021 481, 020 601 765 |
INTER ŠPED |
020 633 357, 069 324 000 |
JADROAGENT |
020 622 555, 020 622 761 |
KAPITAL TRADE |
020 658 620 |
KNJAZ |
067 530 829, 020 658 450 |
MAREŠPED |
069 811 436, 020 442 422 |
MD GROUP |
067 212 112, 020 634 442 |
MONTEAGENT |
067 644 000, 020 202 812 |
MONTEFARM |
020 405 904 |
MONTIMPEX |
020 620 304 |
ORION |
020 634 970, 067 334 812 |
ŠPEDICIJA LJUBIŠA |
069 013 070, 020 642 131 |
ŠPEDICIJA ŠĆEKIĆ |
020 230 833, 069 815 710 |
TAN ŠPED |
069 377 000 |
TEHNOŠPED |
067 505 800 |
TERMOINZINjERING |
020 208 260 |
TOMAL COM |
020 650 970 |
TOTAL ŠPED |
020 625 069 |
URION |
020 290 520 |
VELETEX |
020 872 841 |
KOMPANITË QË OFROJNË SHËRBIME TË AGJENTËVE DOGANORË PËR MATERITË TË RREZIKSHME |
|
MONTENOMAX |
020 606 000 |
BUSINESS MONTENEGRO |
069 055 400 |
MILŠPED |
068 821 006, 020 658 723 |
ZETATRANS |
020 872 333, 069 571 690 |
INTERŠPED |
069 324 000 |
AGENCIJA STEP |
067 678 777 |