Select Page

HISTORIA E AEROPORTIT PODGORICA

Nëpër histori, Podgorica ka qenë vendi kryesor i zhvillimit të aviacionit në Mal të Zi. Na u bashkoni në udhëtim nëpër dekada, nga fluturimet e para deri tek kohërat e fundit.

 

 

  • Gjurmimi i linjës

    Aeroporti Tivat është themeluar pas Luftës së Dytë Botërore me rrafshim të terrenit me bar për pistë fluturimi që përdorej për trajnim të parashutisteve ushtarakë dhe civilë, si dhe për gara parashutiste. Pasi aeroporti i cili ndodhej në një lokacion me kushte të volitshme klimatike dhe meteorologjike u rregullua, ai kishte mundësi që përveç avionëve sportive të pranojë edhe avionët transportuese me dy motorë Douglas C-47, tipi ky që kishte mundësi të ulet dhe të ngrihet edhe nga aeroportet provizore. Pasi varianti civil i këtij avioni, DC-3, është përdorur në komunikacionin ajror kombëtar, terreni është rregulluar dhe i aftësuar edhe për pranim (ulje dhe ngritje) të avionëve udhëtimi me cilësi dhe të kategorisë të cilës i takonte edhe “Douglas”. Është rregulluar pista me bar gjatësie 1.300 dhe gjerësie 60 metra.

    Para mbërritjes së avionit „Shkupi” nga Podgorica

     

    Këtë biplan e kanë drejtuar pilotët: ing. Tadija Sondermajer, drejtor, dhe Vladimir Strizhevski, shefi i pilotëve të Shoqërisë, dhe përveç avio-mekanikut Pavlle Qukut, pasagjerët ishin korrespodenti i „Politikës“, gazetari Nikolliq, dhe xhiruesi i filmave Njemec. Për vendosje të pajisjeve, rezervave të ushqimit, ujit, veshmbathjes, batanijeve dhe sendeve të tjera të nevojshme, janë demontuar disa karrige në kabinën e pasagjerëve.

    Avioni është ngritur nga Beogradi, më datë 26 maj 1928 për etapë të parë, fluturimin deri në Shkup. Pas dy ditëve në Shkup, ku i është dhënë emri “Shkupi”, avioni ka vazhduar “gjurmimin” e linjës ajrore drejt Podgoricës.

    I pritur në mënyrë solemne dhe madhështore, avioni ka ateruar më datë 29 maj në pistën e vjetër në afërsi të Burimeve të Ribnicës – në fushën e Cemit.

  • Avioni i parë pasagjerësh

    Më datë 5 maj 1930, në ora 10 dhe 45 minuta, në Podgoricë është ulur avioni i parë pasagjerësh. Podgorica ka festuar. Disa mijëra qytetarë të Podgoricës dhe fshatrave përreth me kuriozitet e kanë pritur, siç shkruante shtypi i asaj kohe, “shpendin me motor”, duke e përshëndetur me brohoritje të papara. Në avionin e tipit “Farman” me nëntë karrige, pranë Sondermajerit dhe pilotit Strizhevskit, „organizatorit kryesor të Shoqërisë”, ishin edhe pesë gazetarë, korrespodentët e gazetave beogradase. Atij rasti kryetari i komunës së Podgoricës ia ka dhuruar pilotit 10 napulana, dhe Sondermajerit veshjen tradicionale malazeze prej floriri.

    Për këtë eveniment shtypi malazias i asaj kohe, mes tjerash, shkruante:

    “…avioni pasagjerësh është ngritur nga Beogradi në ora 7. Në Sarajevë ka qenë në ora 8 dhe 33 minuta. Pas gjysmë ore pushim, aeroplani është nisur nga Sarajeva për Podgoricë, ku ka mbërrit në ora 10 dhe 45 minuta. Aeroplani është ulur në vetë fushën mbi Qytetin e vjetër… Shoqata “Branko” e ka kënduar himnin, dhe pastaj për mysafirët është organizuar një banket në hotelin “Imeprijal”. Aeroplani do të operojë dy herë në javë: ditëve të hëne dhe ditëve të enjte, dhe çmimi është 850 dinarë.”

     

    (Slobodna misao, më 11 maj 1930)

  • Mitingu ajror i parë

    Në muajin qershor të vitit 1934, në Podgoricë u mbajt Mitingu ajror. E kanë përcjellë mbi 10000 qytetarë nga gjithë Mali i Zi. Në program kanë marrë pjesë shtatë avionë bombardues, tre avionë luftarakë dhe disa avionë shkollor.

    Programi që ata kanë përformuar ka ngjall entuziazëm të jashtëzakonshëm.

  • Transporti i rregullt i pasagjerëve në relacionin Beograd – Podgoricë

    Pista e fluturimit Burimet e Ribnicës

    Transporti i rregullt i pasagjerëve në relacionin Beograd-Podgoricë ia ka filluar më datë 8 prill 1946. Avionët operonin ditëve të hënë, të mërkurë dhe të premte. Pasagjerët kishin mundësi të marrin me vete vetëm 15 kilogramë valixhe, dhe në vend të kolltukëve, pasagjerët ishin të ulur në bankina (ulëset e vendosura përgjatë trupit të avionit, të parashikuara për transport të parashutistëve dhe ushtarëve). Dokumentet e udhëtimit i ka kontrolluar, në vend të stjuardesës, anëtari i ekuipazhit, mekaniku – fluturuesi.

  • Linja e parë e kargos

    Në prill të vitit 1957, me avion C-47 realizohet linja e parë kombëtare e kargos (Beograd-Sarajevë-Titograd), linja me të cilën janë transportuar gazetat dhe ngarkesat e ndryshme.

  • Aeroporti me pistë betoni dhe ndërtesa aeroportuale

    Aeroporti në Titograd, një nga aeroportet e parë me pistë betoni, u hap për komunikacion ajror në vitin 1961.

    Ka pas ndërtesën shumë funksionale me të gjitha objektet përcjellëse. E ka pas hapësirën prej afro 4000m2, së bashku me lidhëza të aksesit. Xhiro kapaciteti i ndërtesës ishte rreth 1000 pasagjerë në ditë. Si një tërësi, me objekte përcjellëse, kishte mundësi që në mënyrë të rregullt dhe cilësore të pranojë dhe të nisin brenda 24 orëve rreth 25-30 avionë të tipit DC-9.

  • Aeroporti i rikonstruktuar dhe i modernizuar në Titograd – Gollubovc

    Më datë 13 korrik 1977, në Ditën e kryengritjes së RS të Malit të Zi, solemnisht u hap aeroporti i rikonstruktuar dhe i modernizuar në Titograd-Gollubovc, në atë kohë një nga aeroportet më bashkëkohorë në të gjithë vendin. Në evenimentin solemn kanë folur Marko Orllandiq, kryetari i Këshillit ekzekutiv të Malit të Zi, dhe Mirko Popoviq, i cili ndërtimtarëve ua ka dorëzuar orët floriri – dhuratë nga Kuvendi i Titogradit.

    Kjo portë ajrore bashkëkohore, e vendosur në Gollubovc, në afërsi të Titogradit, me pistë për ngritje dhe ulje prej 2500m dhe gjerësie 45m, ka pas mundësi të pranojë gati të gjithë llojet e avionëve pasagjerësh të asaj kohe. Në të dy anë pista i ka pas të rregulluar shiritat e sigurisë që janë garanci e sigurisë në rast se avioni, eventualisht, del nga pista. Pranë saj ka ekzistuar edhe pista paralele lëvizëse gjatësie 2500m dhe gjerësie 15m.

    Komuniteti e ka fituar aeroportin, si një dhuratë dhe urim më të bukur për 13 korrikun, Ditën e kryengritjes së popullit të Malit të Zi. Aeroporti në Titograd është hapur për komunikacion të rregullt më datë 16 korrik të atij viti dhe ka qenë i rëndësishëm jo vetëm për RS të Malit të Zi, por edhe për komunikacionin ajror të vendit tonë në tërësi. Për ndryshe, në vitin 1977, në raport me territorin dhe numrin e banorëve, Mali i Zi e ka pas rrjetin relativisht të dendur aeroportesh, i cili rrjet përbëhej nga aeroportet në Titograd, Tivat, Ivangrad dhe Zhablak

  • IP Aeroportet e Malit të Zi

    Pas më shumë se tre dekadave, aeroporti i sotëm, që e mban emrin e qytetit amëz, është aeroport i modernizuar, i rritur dhe i pajisur në përputhje me kërkesa bashkëkohore. Pamja e përgjithshme e Podgoricës, eleganca e formës dhe hijeshia e pjesëve të saj e bëjnë si ambasador i cili më së miri e përfaqëson vendin e vetë në sytë e të huajve.

    Institucioni publik Aeroportet e Malit të Zi u formua me vendim të Qeverisë së Malit të Zi, në vitin 1999. Më datë 23 prill të vitit 2003 aeroportet në Podgoricë dhe Tivat janë bërë pronë e Qeverisë së Malit të Zi, pasi pas negociatave shumëvjeçare janë marrë nga kompania serbe JAT. Drejtor i IP Aeroportet e Malit të Zi është zoti Millovan Gjuriiçkoviq.

    Pasi shteti malazez i ka marrë aeroportet, ia ka filluar zhvillimi i përshpejtuar i tyre sipas planit dhe dinamikës së miratuar, por edhe promovimi ndërkombëtar i tyre.

    Me projektin e modernizimit të aeroporteve në Mal të Zi, me vlerë prej 30 milionë euro, që janë mbështetur me kreditë nga Banka Evropiane e Investimeve dhe Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, janë ndërtuar kapacitetet e reja në të dy aeroporte, janë modernizuar dhe rikonstruktuar ata ekzistues dhe janë blerë pajisjet bashkëkohore të reja aeroportuale. Me këtë program është avancuar cilësia e ofrimit të shërbimeve për pasagjerët dhe kompanitë ajrore, por edhe siguria për të gjithë përdoruesit e shërbimeve aeroportuale.

  • Aeroporti i ri në Podgoricë, pjesë e brandit të shtetit të pavarur të Malit të Zi

    Aeroporti i ri në Podgoricë solemnisht u hap për komunikacion më datë 14 maj 2006, kurse aeroporti i rikonstruktuar dhe i modernizuar në Tivat më datë 3 qershor 2006.

    Aeroportet e Malit të Zi janë anëtarë të ACI, shoqatës ndërkombëtare të aeroporteve, dhe me promovimin aktiv në takime dhe tregje të shumta ndërkombëtare kanë siguruar krijimin e brandit të njohur dhe kërkesën për vendosje të bashkëpunimit aktiv nga shumë kompani ajrore.

    IP Aeroportet e Malit të Zi me sukses bashkëpunojnë me aeroportet në rajon dhe me shumë aeroporte ndërkombëtare, dhe ky institucion detyrimisht është i pranishëm, përveç takimeve të tjera, edhe në mbledhjen më të madhe të subjekteve të komunikacionit ajror që mbahet një herë në vit.

    Sloganet e kompanisë sonë janë „Aeroporti Podgorica – zemra e Malit të Zi” dhe „Aeroporti Tivat – porta e Adriatikut”.

  • Aeroportet e Malit të Zi Sh.A.

    Në seancë të datës 25 korrik 2013, Qeveria e Malit të Zi ka miratuar vendimin mbi themelimin e shoqërisë së aksionareve me një anëtar, “Aeroportet e Malit të Zi”, për veprimtari të shërbimit në komunikacionin ajror.

    Emri i shoqërisë është: “Aeroportet e Malit të Zi”, shoqëria e aksionareve për veprimtari të shërbimit në komunikacionin ajror. Emri i shkurt i Shoqërisë është: “Aeroportet e Malit të Zi” Sh.A.

    Selia e administratës së Shoqërisë është në Aeroportin e Podgoricës.

    Organet e Shoqërisë janë:

    • Bordi i drejtuesve;
    • Drejtori ekzekutiv;
    • Sekretari.

    Më datë 11 shkurt 2014 Shoqëria është regjistruar në Regjistrin qendror të subjekteve tregtare.

Maj 1928Maj 1930Qershor 1934Prill 1954Prill 19571961.13 korrik 19771999.-2003.14 maj 2006Korrik 2013