Select Page

Sistemi i cilësisë së Aeroporteve të Malit të Zi

Avancimi i vazhdueshëm i sistemit të cilësisë së veprimtarisë paraqet një nga vlerat kryesore korporative të Aeroporteve të Malit të Zi. Suksesi në këtë fushë dëshmohet me marrjen e certifikatës ISO 9001. 

Dhënia e certifikatës Aeroporteve të Malit të Zi dëshmon përputhshmërinë e veprimtarisë së kompanisë me kërkesat e standardit 9001, që ka të bëjë me menaxhimin e sistemit të cilësisë për fushën e menaxhimit të shërbimeve aeroportuale, i cili në aeroportet e Podgoricës dhe të Tivatit është zbatuar që nga viti 2008.