Select Page

Aeroportet e Malit të Zi

Informacion mbi kompaninë

AEROPORTET E MALIT TË ZI SH.A., si ndërmarrje publike u formua në vitin 1999 nga Qeveria e Malit të Zi. Pas negociatave shumëvjeçare, aeroportet në Podgoricë dhe në Tivat janë marrë nga kompania serbe JAT, më datë 23 prill 2003 dhe janë bërë pronë e Qeverisë së Malit të Zi. Drejtor i parë i NP Aeroportet e Malit të Zi ka qenë z. Millovan Gjuriçkoviq.

Që nga dita e marrjes së aeroporteve nga shteti i Malit të Zi, fillon zhvillimi i tyre i planifikuar dhe dinamik, si dhe promovimi ndërkombëtar i tyre. Përmes projektit të modernizimit të aeroporteve në Mal të Zi me vlerë prej 30 milionë euro, projekti ky që u mbështet me kredi nga Banka Evropiane e Investimeve dhe Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, janë ndërtuar kapacitetet e reja në të dy aeroporte, janë modernizuar dhe rindërtuar kapacitetet ekzistuese dhe janë blerë pajisjet aeroportuale të reja dhe bashkëkohore. Me këtë program është avancuar cilësia e ofrimit të shërbimeve për pasagjerët dhe kompanitë ajrore, por edhe është rritur siguria e të gjithë përdoruesve të shërbimeve aeroportuale.

 

Aeroporti i ri në Podgoricë zyrtarisht u hap për komunikacion më datë 14 maj 2006, dhe aeroporti në Tivat, i rindërtuar dhe i modernizuar, më datë 3 qershor 2006. Aeroportet e Malit të Zi janë anëtarë të ACI, shoqatës ndërkombëtare të aeroporteve, dhe me promovimin aktiv në takime dhe tregje ndërkombëtare të aksioneve kanë siguruar krijimin e brand-it të njohur dhe kërkesën e madhe të shumë kompanive ajrore për vendosje të bashkëpunimit aktiv.

Aeroportet e Malit të Zi Sh.A. me sukses bashkëpunon me aeroportet e rajonit si dhe me aeroporte të shumta ndërkombëtare, dhe është i pranishëm, përveç në takime të tjera, edhe në mbledhjen më të madhe të subjekteve të komunikacionit ajror që mbahet një herë në vit.

 

Misioni, vizioni dhe politika e kompanisë

Qasja tek veprimtaria, objektivat dhe parimet kryesore të Aeroporteve të Malit të Zi.

Statistika

Të dhënat statistikore mbi qarkullimin e pasagjerëve dhe avionëve, të ardhurat nga aviacioni dhe numri i pasagjerëve, destinacionet dhe rotacionet.

Politika e sigurisë

Përpjekjet me qëllim që aktivitetet ajrore dhe ato jo ajrore të mbështesin nivelin e lartë të sigurisë dhe të plotësojnë standardet kombëtare.

Sistemi i cilësisë

Avancimi i vazhdueshëm i sistemit të cilësisë së veprimtarisë paraqet një nga vlerat korporative kryesore të Aeroporteve të Malit të Zi. 

Sistemi i menaxhimit të mjedisit

Planet, aktivitetet dhe procedurat e mbrojtjes së mjedisit vazhdimisht harmonizohen me kërkesat e standardit ndërkombëtar.

F.A.Q.
(Pyetjet më të shpeshta)

Pyetjet më të shpeshta për udhëtim, shërbime dhe rregulla në aeroportet malazeze.