Qendra për trajnime e Aeroporteve të Malit të Zi Sh.A. është themeluar në vitin 2008. Qendra për trajnime i nënshtrohet kontrolleve të vazhdueshme të Agjencisë për aviacionin civil të Malit të Zi dhe kompanive ajrore të cilat operojnë në aeroportet Podgorica dhe Tivat.
Veprimtaria e Qendrës për trajnime përfshin: planifikimin, organizimin dhe kryerjen e aftësimit profesional të personave; lëshimin e certifikatës për aftësimin profesional të personave që kryejnë punët nga rëndësia për sigurinë e komunikacionit ajror në aeroport, dhe lëshimi i certifikatës mbi trajnimin e kompletuar nga fusha e sigurisë së aviacionit civil.
Gjithashtu, tashmë disa vite me radhë, Qendra me sukses bashkëpunon me qendrat nga rajoni.
Konform nenit 14 paragrafi 5 të Rregullores mbi aftësimin profesional të personave që kryejnë punët nga rëndësia për sigurinë e komunikacionit ajror në aeroport, Qendra për trajnime është e detyruar që në faqen e vet të internetit të shpallin Planin e punës së Qendrës për vitin 2020.
Programet e trajnimit që i kryen Qendra për trajnime
Aftësimi nga fusha e:
sigurisë së komunikacionit ajror në aeroport
- PT i pasagjerëve, valixheve dore dhe të dorëzuara;
- PT i ngarkesave dhe postës;
- PT i avionit;
- Mirëmbajtjes dhe kontrollit të sipërfaqeve operacionale, objekteve, instalimeve, mjeteve dhe pajisjeve në aeroport;
- Mbrojtjes zjarrfikëse dhe shpëtimtare në aeroport;
- Furnizimit të avionit me karburant;
- Punëve të tjera të ofrimit të shërbimeve në tokë dhe vetë-shërbimit;
- Airside Safety Training (AST);
- Airside Driver training (ADT);
- Dangerous Goods Training (DGR);
- Pranimit dhe nisjes së pasagjerëve me invaliditet dhe lëvizshmëri të kufizuar (PRM).
Që të merrni më shumë informacione për këtë lloj të trajnimi, shkarkoni këtë dokument.
Trajnimi nga fusha e
sigurisë së aviacionit civil
Qendra për trajnime ofron edhe trajnime nga fusha e sigurisë së aviacionit civil. Më shumë informacione për modulet e përfshira më këtë trajnim (Modulet nga 1 deri 7 dhe nga 9 deri 17) mund të merrni duke shkarkuar këtë dokument.
Të gjitha aktivitetet e Qendrës për trajnime janë të miratuara nga Agjencia për aviacionin civil të Malit të Zi. Gjithë personeli i Qendrës për trajnime (instruktorët, mentorët, si dhe drejtuesi) kanë marrë miratim nga Agjencia për aviacionin civil të Malit të Zi.
Vendimet mbi punën e Qendrës mund të shkarkohen në këto lidhëza.