Siguria është me rëndësi thelbësore për të gjitha aktivitetet aeroportuale. Aeroportet e Malit të Zi janë të kushtuar zbatimit, zhvillimit dhe avancimit të strategjisë së sistemit të menaxhimit të sigurisë dhe menaxhimit të proceseve për të siguruar që të gjitha aktivitetet (ajrore dhe jo ajrore) të mbështesin nivelin e lartë të sigurisë dhe t՚i plotësojnë të gjitha standardet kombëtare.
Drejtuesit e Aeroporteve të Malit të Zi
janë të angazhuar dhe të përkushtuar për:
Sistemin e menaxhimit të sigurisë
Ngritja e institucionit për sigurinë ajrore që mbikëqyr zhvillimin e Sistemit të menaxhimit të sigurisë dhe siguron që të gjitha aktivitetet që i referohen Sistemit të menaxhimit të sigurisë të kryhen në mënyrë integrale.
Kultura e sigurisë
Në të gjitha aktivitetet tona është zhvilluar dhe zbatohet „safety kultura“, kjo që e njeh gjithë rëndësinë dhe vlerën e menaxhimit efikas me siguri dhe në çdo moment sigurinë e vendos në vend të parë.
Përgjegjësia për siguri
Në mënyrë të qartë përcakton përgjegjësinë e personelit në zhvillimin dhe shpërndarjen e strategjisë dhe të performancave të sigurisë. Sigurohen informacionet të adekuate dhe të përshtatshme si dhe trajnimi i të punësuarve, si dhe aftësimi i tyre, dhe u jepen detyrat proporcionale me aftësitë e tyre.
Menaxhimi i rrezikut
Rreziku në lidhje me operacionet ajrore është zvogëluar maksimalisht në nivel i cili është realisht i zbatueshëm dhe vendos vlerësimin e efikasitetit të sigurisë kundrejt detyrave dhe/ose objektivave reale.
Zbatueshmëria
Është siguruar që të gjithë të punësuarit dhe vizituesit duhen t՚i plotësojnë standardet adekuate të sigurisë.
Shpërndarja e resurseve
Është siguruar numri i mjaftueshëm i personelit të trajnuar dhe të kualifikuar për zbatimin e „safety politikës“ dhe përmirësimin e vazhduar të performancave të sigurisë.
Parimet e menaxhimit të sigurisë
në Aeroportet e Malit të Zi
- Sistemi cilësor i sigurisë në hapësira operacionale është çelësi i suksesit në aeroport.
- Parimi „safety është në vend të parë“ zbatohet në aktivitetet e përditshme. Të gjitha vendimet që kanë të bëjnë me siguri merren personalisht, duke marrë në konsideratë të gjithë faktorët ekzogjenë të punës.
- Drejtorët e aeroporteve të Podgoricës dhe të Tivatit e mbajnë përgjegjësinë më të madhe për menaxhimin e sigurisë.
- Zbatimi i menaxhimit të sigurisë është funksion ekzekutiv i linjës së punës
- Personi përgjegjës për siguri ndihmon dhe mbikëqyr linjat e punës për planifikim dhe zbatim operacional në përputhje me specifikimet e sistemit të menaxhimit të sigurisë. Gjithashtu, do të jetë përgjegjës për zhvillimin e mëtejshëm të sistemit të menaxhimit të sigurisë.
- Partneret e aeroportit informohen në mënyrë që u mundëson ta kuptojnë dhe të kryejnë safety përgjegjësitë e veta në aktivitete të përditshme.
- Promovohet “safety kultura” transparente dhe e hapur, ashtu që mësohet në bazë të ngjarjeve që kanë ndodhur ose që rastësisht janë evituar.