Kushtet e domosdoshme për hyrje
Kushtet e domosdoshme që një shtetas i huaj duhet t՚i plotësojë gjatë hyrjes në Mal të Zi janë të rregulluara me ligjin mbi kontrollin kufitar.
Kontrolli i detajuar kufitar
Kontrolli i detajuar kufitar gjatë hyrjes në Mal të Zi përfshin kontrollin e:
- Kushteve për hyrje të shtetasve të huaj të parashikuara me ligj të veçantë
- Dokumenteve të udhëtimit për të përcaktuar shenjat e falsifikimit
- Vulave hyrëse dhe dalëse në dokumente të udhëtimit me qëllim të kontrollit të tejkalimit të kohës së lejuar për qëndrim
- Vendnisjes dhe vendqëndrimit të planifikuar dhe, sipas nevojës, dokumenteve përkatëse të bashkëlidhura
- Mjeteve financiare të nevojshme për qëndrim dhe qëllim të qëndrimit, për kthim në vendin e origjinës ose për transit në një vend të tretë ku e ka të garantuar hyrjen, ose që ato mjete mund t՚i fitojë në mënyrë të ligjshme
- Që personi, automjeti dhe valixhet e tij që i mban me vetën nuk do të rrezikojnë dhe nuk do të cenojnë sigurinë e kufirit shtetëror, rendin publik dhe shëndetin publik.
Kontrolli nga paragrafi 1 i këtij neni nënkupton kontrollin e drejtpërdrejtë të të dhënave dhe paralajmërimeve për personat dhe sendet nga evidencat përkatëse, si dhe veprimet që duhet të ndërmerren në bazë të paralajmërimeve të tilla.
Ndalimi i hyrjes
Shtetasit të huaj nuk do t՚i lejohet hyrja në Mal të Zi nëse:
- E përdor dokumentin e udhëtimit të huaj, të pavlefshëm ose të rremë ose ndonjë dokument tjetër që nuk është dokument udhëtimi
- Nuk i plotëson kushtet nga neni 11 të këtij ligji
- Një gjë të tillë kërkohet për arsye të sigurisë kombëtare, rendit publik ose shëndetit publik
- Është në transit përmes territorit të Malit të Zi, por nuk i plotëson kushtet për të hyrë në vend të tretë
- Është në fuqi masa e sigurisë e largimit, masa e sigurisë dëbimi i shtetasit të huaj nga vendi, masa e sigurisë e dëbimit të të huajit nga territori i Malit të Zi ose nëse i është revokuar leja e qëndrimit.
- Nuk ka mjete të mjaftueshme për mirëmbajtje gjatë qëndrimit në Mal të Zi dhe për kthim në vend nga i cili ka ardhur ose për udhëtim në një vend të tretë.
Për ndalimin e hyrjes nga paragrafi 1 të këtij neni shtetasin e huaj me gojë e njofton organi i administratës përgjegjës për punët policore (policia).
Mbi ndalimin e hyrjes së të huajve në Mal të Zi, policia e udhëheq një evidencë të posaçme.