Llojet e ndihmës
Nëse e keni paraqitur kërkesën me kohë, personeli i Aeroportit Podgorica/Tivat do tju shoqërojnë dhe ofrojnë ndihmën e duhur nga aeroporti deri tek hyrja në avion dhe anasjelltas, nga avioni deri tek korridori kryesor i terminalit të pasagjerëve. Do t՚ju ndihmojnë që:
- të regjistroni valixhet,
- të kaloni nëpër kontrollin e pasaportave, doganën dhe sigurinë, dhe
- të merrni valixhet në ardhje.
Gjithashtu, personeli në aeroport do të kujdesohet edhe për nevojat tuaja të veçanta siç mund të jenë transporti i karrocës suaj ose mjeteve të tjera ndihmëse, ose transporti i qenit orientues të Juaj.
Vajtja nga aeroporti
Në Aeroportin Podgorica, në parkim për pasagjerët janë të shënuara vendet për parkim për personat me lëvizshmëri të kufizuar, të cilat vende ndodhen në linjën më të afërt terminalit, ndërsa në rrugë deri tek terminali janë të punuara pjerrësirat në të gjitha trotuare.
Tualetet në terminalin e pasagjerëve dhe të gjitha kalimet deri tek avioni janë të përshtatur nevojave të pasagjerëve me lëvizshmëri të kufizuar, dhe përdoret autobusi i ulët në raste kur kryhet transporti i pasagjerëve deri/nga avioni.
Pas hyrjes në portën veriore të terminalit të Aeroportit Podgorica (mbishkrimi në derë ’’Nisjet’’), ju keni dy mundësi për të kërkuar ndihmën e paralajmëruar:
- në sportelet e regjistrimit të pasagjerëve dhe valixheve (që ndodhet majtas nga hyrja veriore). Në këtë rast, pas regjistrimit për fluturim, nga sporteli do t՚ju shoqërojë personeli i aeroportit deri tek hyrja në avion.
- Në sportelin e informacioneve (që ndodhet përballë hyrjes veriore). Në këtë rast nga sporteli do t՚ju shoqërojë personeli i aeroportit deri tek hyrja në avion.
Nëse paralajmërimin për ndihmë e kryeni me kohë, në Aeroportin Podgorica nuk do të duhej të prisni më gjatë se _________ nga koha e parashikuar me standardin e cilësisë për ndihmë PRM pasagjerëve. Në disa rrethana të posaçme, nidhma e kërkuar mud të ofrohet madje edhe për një kohë më të shkurt ose më të gjatë, gjë që varet nga numri i kërkesave të ngjashme në të njëjtën kohë. Pa marrë para sysh të gjitha, Ju garantojmë se do të hyni me kohë në avionin Tuaj.
Në këtë lokacion ndodhet shenja për vendin e takimit me pasagjerët me lëvizshmëri të kufizuar.
Vërejtje
Shërbimi në formë të ndihmës së ofruar nuk ju garanton se do të udhëtoni, në rast se nuk keni ardhur deri tek ne në kohë të caktuar nga kompania ajrore e zgjedhur.
Në rast se nuk jeni pajisur me informacion nga kompania ajrore e zgjedhur, duhet të vini në Aeroportin Podgorica më së voni 2 orë para kohës për nisje sipas orarit të fluturimeve.
Nëse nuk keni mundësi që me kohë ta bëni një kërkesë të tillë ose nëse jeni lajmëruar vonë në sportelin e regjistrimeve ose të informacioneve, personeli i aeroportit do të bëj përpjekje por nuk mund të garantojë se do të arrini në fluturimin tuaj.
Varet nga kompania ajrore, ajo vendos a do t՚i pranojë pasagjerët të cilët kanë arritur në aeroport me vonesë!
Ardhja në aeroport
Pas uljes në Aeroportin Podgorica/Tivat, personeli i aeroportit do t՚ju shoqërojë nga avioni dhe do t՚ju ndihmojë të kaloni kontrollin e pasaportave dhe doganën, dhe nëse jeni pasagjerë për transferim, edhe kontrollin e sigurisë, dhe të merrni valixhet e veta. Personeli i njëjtë do t՚ju shoqërojë deri tek dalja ose deri tek vendi për pritje në korridorin qendror të terminalit, varësisht nga nevojat tuaja, ku mund të takoni perosnat që ju persin ose nga ku mund të vazhdoni vetëm udhëtimin Tuaj.
Në rast se nuk e keni bërë paraqitjen e kërkesës, por Ju nevojitet ndihma e këtillë, mund ta kërkoni në sportelin për pasagjerët në transferim (nëse jeni pasagjer në transferim) ku është shenja për vendin e takimit me PRM pasagjerët në transferim, respektivisht në sportelin Të humbura/Të gjetura në ardhje (i cili sportel ndodhet përball karuselit për marrje të valixheve), ku ndodhet shenja për takim me PRM pasagjerët të cilët e përfundojnë udhëtimin në Aeroportin Podgorica.
Nëse keni nevojë për ndihmë pas uljes në Aerportin Podgorica, Ju lutemi që ta bëni kërkesën gjatë blerjes së biletës së avionit ose më së voni deri në 48 orë para kohës së caktuar për nisje, pranë kompanisë ajrore të zgjedhur, në mënyrë që aeroporti i nisjes t՚ia kalojë kërkesën Tuaj Aeroportit Podgorica, pas uljes së avionit.
Përkufizimet dhe domethënia e shkurtesave
Personi me lëvizshmëri të kufizuar (Person with Reduced Mobility – PRM) është çdo person i cili e ka lëvizshmërinë e reduktuar për shkak të invaliditetit fizik (motorik ose ndjenjë), invaliditetit intelektual, moshës, sëmundjes ose nga çdo shkaku tjetër i invaliditetit gjatë përdorimit të transportit dh gjendja e të cilit kërkon vëmendjen e posaçme dhe përshtatjen e shërbimeve që janë në dispozicion pasagjerëve të tjerë edhe sipas nevojave të këtij personi.
Ndihma do të ofrohet për këto kategori të pasagjerëve:
Kategoritë e PRM |
Karakteristikat |
Ndihma |
WCHR (karroca – platforma e invalidit)
|
Pasagjeri mund të ecin në distanca të shkurta dhe të ecin nëpër shkalla. Mund të ecin në kabinë dhe është i aftë që vetë të ngjitet nëpër shkallët e avionit. Ndihma nga/deri në avion është e domosdoshme. |
Pasagjeri do të shoqërohet. Për distancat e gjata të ecjes, do të jetë në dispozicion karroca. |
WCHS (karroca – shkallët) |
Pasagjeri mund të ecin nëpër shkalla të avionit, por edhe mund të ecin vetë në kabinë. |
Pasagjeri do të shoqërohet. Pasagjerit i nevojitet karroca e invalidit deri/nga avioni. |
WCHC (karroca – vendi në kabinë)
|
Pasagjeri nuk mund të ecin ose të qëndrojë dhe do të shoqërohet deri dhe nga vendi i tij në kabinë. |
Pasagjeri do të shoqërohet. Pasagjerit i nevojitet karroca e invalidit dhe mjeti special ndihmës p.sh. karroca për hyrje në avion. |
BLND (pasagjeri i verbër) |
Pasagjeri i verbër (vetëm në rast se shprehimisht ka kërkuar ndihmë dhe nëse është dhënë njoftimi paraprak). |
Pasagjeri do të shoqërohet. Nevojat individuale do të respektohen. |
DEAF (pasagjeri i shurdhët) |
Pasagjeri i shurdhët ose memec (vetëm në rast se shprehimisht ka kërkuar ndihmë dhe nëse është dhënë njoftimi paraprak). |
Pasagjeri do të shoqërohet. Nevojat individuale do të respektohen. |
STCR (pasagjeri në barelë) |
Pasagjeri në barelë dhe mund të transportohet vetëm në këtë mënyrë. |
Pasagjeri do të transportohet deri në dhe nga avioni me autoambulancë. |
Standardi i cilësisë për ndihmë PRM pasagjerëve
Parametrat e cilësisë
Pasagjeri duhet të njoftojë kompaninë ajrore të zgjedhur mbi nevojat e tij të posaçme për ndihmë gjatë blerjes së biletës së avionit ose më së voni deri në 48 orë para kohës së caktuar për fluturim, dhe kompania ajrore e zgjedhur këtë informacion duhet ta transmetojë Aeroportit Podgorica/Tivat 24 orë para kohës së caktuar për nisje të avionit.
Koha e pritjes në nisje
Koha e pritjes së PRM pasagjerëve në nisje, të cilët me kohë janë paralajmëruar.
Vendi i pritjes |
Koha mesatare e pritjes |
% e PRM pasagjerëve |
Info-pulti |
< 10 Minuta |
80% |
Koha e pritjes së PRM pasagjerëve në nisje, të cilët nuk janë paralajmëruar me kohë.
Vendi i pritjes |
Koha mesatare e pritjes |
% e PRM pasagjerëve |
Info-pulti |
< 20 Minuta |
80% |
Koha e pritjes në ardhje
Koha e pritjes së PRM pasagjerëve në ardhje, të cilët janë paralajmëruar me kohë.
Vendi i pritjes |
Koha mesatare e pritjes |
% e PRM pasagjerëve |
Korridori i ardhjes & Avioni |
< 10 Minuta |
80% |
Koha e pritjes së PRM pasagjerëve në ardhje, të cilët nuk janë paralajmëruar me kohë.
Vendi i pritjes |
Koha mesatare e pritjes
|
% e PRM pasagjerëve |
Korridori i ardhjes |
< 20 Minuta |
80% |