F.A.Q.
A mund ta blej biletën e avionit në aeroport?
Po, biletën e avionit mund ta blini në sportel të shitjes së biletave – Ticketing Office ose drejtpërdrejtë në ambientet e kompanisë ajrore me të cilën fluturoni.
Pas ardhjes në aeroport, ku mund të marrë informacione?
Të gjitha informacionet mbi fluturimet mund t՚i merrni në sportelin e informacioneve i cili ndodhet në hollin kryesor të aeroportit. Përveç këtij, mund të informoheni edhe përmes monitorëve të vendosur në vende të qasshme dhe të dukshme, përmes altoparlantëve dhe faqes zyrtare të Aeroporteve.
A ekziston ndonjë kohë e caktuar për regjistrim të pasagjerëve para fluturimit?
Për të gjitha fluturimet ndërkombëtare nevojitet të vini në aeroport 90-120 minuta para kohës së caktuar për nisje të avionit sipas orarit të fluturimit. Informacionet e detajuara për hapjen dhe mbylljen e sportelit për regjistrim të pasagjerëve dhe valixheve për fluturime të veçanta mund t՚i merrni nëse kontaktoni kompaninë ajrore me të cilën fluturoni.
A ka mundësi të parkimit të automjetit për një kohë më të gjatë në parkingun e aeroportit?
Aeroporti Podgorica ofron shërbimet e parkingut për një kohë më të gjatë. Për qëndrim të automjetit për një kohë më të gjatë nevojitet lajmërimi paraprak i përdoruesit të shërbimit, gjë që kryhet personalisht në sportelin e informacioneve. Mënyra e pagesës është cash (€) në automatin për parking.
Aeroporti Tivat nuk e ka të siguruar parkingun e vet. Pranë aeroportit ndodhet parkingu publik me pagesë. Marrëveshjen mbi parkimin e automjetit për një kohë më të gjatë duhet ta bëni me drejtuesit e parkingut.
Aeroportet e Malit të Zi nuk mbajnë asnjëfarë përgjegjësie për vjedhje ose dëmtime të automjeteve.
Ku mund të lajmërohem për fluturim në raste kur bileta e avionit është blerë përmes internetit?
Kur bileta e avionit është blerë përmes internetit mjafton që t՚i tregoni dokumentet e veta të udhëtimit personelit në sportel për regjistrim të pasagjerëve.
Më intereson sa është pesha e lejuar e valixheve gjatë udhëtimit?
Pesha më e shpeshtë e lejuar e valixheve të dorës është 5 deri në 10 kg, kurse pesha e valixheve të dorëzuara varën nga klasa e biletës suaj (më së shpeshti pesha është 30 kg për biznes klasë, dhe 20 kg për klasë ekonomike). Megjithatë, për informacione të detajuara duhet të kontaktoni drejtpërdrejtë kompaninë ajrore me të cilën doni të udhëtoni.
A është i shkruar në biletën e avionit informacioni mbi peshën e lejuar të valixheve?
Zakonisht në bileta ndodhet informacioni mbi peshën e lejuar të valixheve pa pagesë shtesë për çdo pjesë të udhëtimit tuaj.
Ku mund të merren informacionet mbi çmimin e biletës së avionit?
Për këtë lloj të informacionit duhet të drejtoheni kompanisë ajrore me të cilën dëshironi të udhëtoni. Në faqen tonë zyrtare në internet mund t՚i gjeni kontaktet e të gjitha kompanive ajrore që kanë zyra ose sportele në aeroportin tonë, si dhe kontaktet e zyrave për shitje të biletave.
Si të ndryshoni ose të konfirmoni rezervimin e biletës?
Për çdo ndryshim të rezervimit ose për konfirmimin e biletës Ju lutemi që të kontaktoni operatorin ajror tuaj.
Jam vonuar në fluturim për shkak të rrethanave të paparashikuara. Çfarë të bëj?
Pasagjeri e mban përgjegjësinë për vonesën e vetë, madje edhe kur vonesa është pasojë e rrethanave të paparashikueshme (punimet në rrugë, trafiku, etj.). Zgjidhja e vetme është të blini përsëri biletën e avionit, dhe në këtë rast drejtohuni kompanisë ajrore ose agjencisë ku keni blerë biletën.
A ekzistojnë rregullat e caktuara në rast se me vetën e marrë edhe manarin tim?
Transporti i kafshëve lejohet përveç në raste kur një gjë e tillë është e ndaluar nga shteti ku manarët transportohen dhe nëse ky transport është i lejuar sipas rregullave të kompanisë ajrore. Gjatë rezervimit të biletës nevojitet që për këtë gjë të njoftoni kompaninë ajrore tuaj, sepse në varësi nga pesha e kafshës dhe rregullat e kompanisë, manarët do të vendosen në kabinën udhëtimi ose në pjesë për valixhe në avion.
Çfarë është madhësia e lejuar e valixheve dore?
Sa i përket madhësisë maksimale të lejuar të valixheve dore, më së shpeshti është përmbledhja e tre dimensioneve (gjatësia, gjerësia dhe lartësia) e valixhes që nuk guxon të tejkaloj 120 cm.
Kontaktoni kompaninë ajrore tuaj për informacione më të hollësishme.
Sa copë të valixheve lejohen të dorëzohen gjatë regjistrimit për fluturim?
Disa kompani ajrore lejojnë vetëm një copë valixhe për një pasagjer, ndërsa kompanitë tjera marrin para sysh peshën totale të valixheve, pra jo numrin e valixheve. Për informacione më të hollësishme kontaktoni kompaninë ajrore me të cilën udhëtoni.
Si pjesë të valixheve dore, a mund të marrë me vetën instrumentin muzikor?
Është lejuar që mbahen instrumentet muzikore si shtesë e valixheve dore, por ato do të duhet të kontrollohen. Është me rëndësi të theksohet se në rast se instrumenti është me dimensione jo standarde, transporti i këtij lloj të valixhes do të paguhet sipas tarifave të veçanta. Ju këshillojmë që gjatë rezervimit të biletës të konsultoheni me kompaninë ajrore me të cilën do të udhëtoni.
Çfarë ndodh nëse pesha e valixheve të dorëzuara është me e madhe sesa ajo e lejuar?
Shumica e kompanive ajrore do t՚ua lejojnë transportin e valixheve me peshë të tejkaluar, por me obligim që të paguani mbipeshën. Në këtë rast, pasagjeri është i detyruar të paguajë mbipeshën e valixhes. Pagesa për transport të valixhes që e tejkalon peshën e lejuar mund të kryhet drejtpërdrejt në zyrën ose sportelin e kompanisë ajrore me të cilën udhëtoni, të cilat zakonisht ndodhen në objektin e aeroportit.
A ekziston ndonjë rregull e caktuar për transport të pajisjeve sportive (konkretisht pajisjet për sportet dimërore, skitë)?
Pajisjet për llojet e ndryshme të sportit pikësëpari duhet të jetë e paketuar në mënyrë të përshtatshme. Transporti i pajisjeve sportive varet nga rregullat e kompanisë ajrore dhe tipi i avionit me të cilin fluturoni. Nëse rregullat e operatorit ajror e parashohin pagesën shtesë, atëbotë zbatohet tarifa e veçantë për transportin e pajisjeve sportive. Më së miri është që para blerjes së biletave, këto detaje t՚i konfirmoni me kompaninë ajrore tuaj.
Në rast se humbi ndonjë gjë nga gjërat personale gjatë qëndrimit në aeroport, kujt t՚i drejtohem?
Në këtë rast duhet t՚i drejtoheni personelit në shërbimin për sende të humbura – të gjetura (Lost&Found Office).
Si të kyçem në WiFi në aeroport?
Në aeroportet e Podgoricës dhe të Tivatit përdorimi i rrjetit Wi-Fi është falas.
A mund ta fus një laptop në kabinë të avionit?
Natyrisht që po. Laptopi duhet të nxirret nga valixhja e dorës dhe të kontrollohet veçmas. Çanta për laptop do të konsiderohet si gjë që lejohet të futet në kabinë.
A ofron Aeroporti shërbime për persona me nevoja të posaçme?
Po, me atë që gjatë blerjes së biletës së avionit nevojitet që të njoftoni kompaninë ajrore mbi llojin e ndihmës e cila Ju nevojitet për të marrë një shërbim të tillë të përshtatshëm. Për informacione më të hollësishme kontaktoni kompaninë ajrore me të cilën udhëtoni.
A lejohet dhe me cilat kushte udhëtimi i pashoqëruar i personave të mitura?
Personat e mitura do të pranohen për udhëtim në rast se janë të pajisura me dokument të vlefshëm të udhëtimit dhe lejen e vlefshme të prindërve të vërtetuar nga noteri. Por, rregullat e udhëtimit nuk i përcakton Aeroporti, por kompania ajrore, ashtu që rekomandohet që ta kontaktoni drejtpërdrejtë kompaninë ajrore me të cilën udhëtoni.