Aeroporti Tivat ofron shërbime të shumta dhe të llojllojshme. Duke klikuar në pikat e menysë në vijim mund të gjeni më shumë informacione për shërbime konkrete.
Shërbimi i pranimit dhe dërgimit të avionëve
- Harmonizimi i orarit të fluturimit me operatorin ajror;
- udhëheqja e avionit në tokë gjatë ardhjes dhe pas uljes nëpër hapësira të manovrimit (ky shërbim kryhet nga Kontrolli terminal i fluturimeve në Aeroportin e Podgoricës);
- udhëzimi i avionit deri tek pozita për parkim, asistenca gjatë parkimit dhe ndezjes së motorit (me sinjale dore) dhe vendosja dhe heqja e bllokadave nën rrota të avionit;
- shënimi i avionëve me konuse dhe/ose shirita sigurues gjatë furnizimit;
- komunikimi me ekuipazhin e avionit;
- dorëzimi i dokumentacionit për fluturim;
- përpilimi i listës së ngarkesës dhe qendërzimit të avionit nëpër HP DCS;
- ngarkimi dhe shkarkimi i avionit, duke përfshirë edhe sigurimin dhe përdorimin e pajisjeve për ngarkim dhe shkarkim të valixheve të shpërndara dhe kontejnerëve;
- sigurimi dhe operimi me shkallët për hyrje dhe dalje të pasagjerëve;
- transporti i pasagjerëve dhe ekuipazhit (në raste të motit të ligët) midis avionit dhe terminalit;
- sigurimi dhe operimi i pajisjeve për ndezje të motorit të avionit;
- ngarkimi i ushqimit dhe pijeve nga bagazhi në kabinën e avionit;
- derdhja dhe larja e tualeteve dhe rimbushja e ujit teknik;
- pastrimi i kabinës së pilotëve dhe të pasagjerëve;
- dërgimi i mesazheve teknike mbi ngritjen, uljen dhe ngarkimin e avionit.
Pranimi dhe dërgimi i pasagjerëve
Shërbimet e pranimit dhe dërgimit të pasagjerëve që ofrohen nga Aeroporti i Podgoricës përfshijnë:
- kontrollin e dokumenteve të udhëtimit;
- regjistrimin e pasagjerëve dhe valixheve të tyre dore nëpër HP DCS;
- sigurimi i pajisjeve dhe transporti i valixheve deri tek pika e klasifikimit;
- informimi i pasagjerëve mbi orarin e fluturimeve të transportuesit ajror, kohës për t՚iu kontrollit të sigurisë, së pasaportave dhe të doganës, si dhe për kohën e hyrjes në avion;
- asistencën për pasagjerët në transferim;
- asistencën për pasagjerët me nevoja të posaçme, fëmijët e pashoqëruar, pasagjerët në barele dhe pasagjerët VIP;
- dërgimi i mesazheve operative për pasagjerët në fluturim dhe për kërkesat e veçanta.
Pranimi dhe dërgimi i valixheve
Shërbimi i pranimit dhe dërgimit të valixheve që ofrohet nga Aeroporti i Tivatit përfshin:
- pranimi i valixheve në pikën e klasifikimit;
- klasifikimi i valixheve;
- përcaktimi i peshës së valixheve në karrocë;
- sigurimi dhe operimi i pajisjeve për transport të valixheve;
- transporti i valixheve nga pika e klasifikimit deri tek avioni dhe nga avioni deri tek hapësira për marrje të valixheve;
- kërkimi i valixheve të humbura përmes sistemit World Tracer;
- përpilimi i procesverbalit mbi valixhet që nuk kanë mbërrit apo që janë të dëmtuara;
- njoftimi i pasagjerëve për mbërritjen e valixheve të gjetura, si dhe ngarkimi i valixheve;
- dërgimi i mesazheve operative me të dhëna mbi valixhet.
Pranimi dhe dërgimi i ngarkesave dhe postës
Shërbimi i pranimit dhe dërgimit të ngarkesave dhe postës që ofrohet nga Aeroporti i Tivatit përfshin:
- sigurimin dhe operimin e pajisjeve për transport të ngarkesave dhe postës;
- transporti i ngarkesave dhe postës nga avioni deri tek magazina e mallrave dhe e doganës dhe anasjelltas;
- manipulimin me ngarkesa dhe postë për eksport, import dhe transferim në magazinë të mallrave dhe të doganës;
- pranimi i ngarkesave dhe postës për transport;
- hartimin e listës së kontrollit (check-list) për pranimin e materive të rrezikshme në fluturim;
- hartimin e manifestit të kargos;
- njoftimi i pranuesve për mbërritjen e mallit;
dërgimi i mesazheve operative me të dhëna mbi ngarkesat dhe postën.
Kontrolli i sigurisë
Shërbimi i kontrollit të sigurisë që e kryen Aeroporti i Tivatit përfshin:
- kontrollin e pasagjerëve dhe valixheve dore;
- kontrollin e valixheve të ndara dhe të pashoqëruara;
- kontrollin e mallrave dhe postës;
- lidhjen e pasagjerëve me dokumentin e udhëtimit dhe kuponin për hyrje në avion;
- lidhjen e pasagjerëve dhe valixheve të dorëzuara.
Furnizimi i avionit me karburant
Shërbimi i furnizimit të avionit me karburant që në Aeroportin Tivat/Podgorica e ofron, në bazë të koncesionit, furnizuesi i autorizuar – kompania Jugopetrol AD Kotor, përfshin:
- komunikimin me ekuipazhin e avionit;
- sigurimin e pajisjeve për magazinim të karburantit, duke përfshirë edhe kontrollin e cilësisë;
- sigurimin dhe operimin me pajisje për sjellje dhe mbushje të avionit me karburant;
- përgatitjen dhe zbatimin e procedurës së mbushjes së avionit me karburant, duke përfshirë kontrollin e sasisë së karburantit të furnizuar.
Llojet e karburantit: AVGAS 100LL dhe JET A1.
Furnizimi i avionit me ushqime dhe pije
Shërbimi i furnizimit të avionit me ushqim dhe pije, që në Aeroportin Tivat, ne bazë të koncesionit, ofrohet nga furnizuesi i autorizuar, përfshin:
- komunikimin me porositësin dhe ekuipazhin e avionit;
- magazinimin e ushqimeve dhe pijeve duke siguruar regjimin e nevojshëm të temperaturës;
- sigurimi dhe operimi i pajisjeve për përgatitje dhe dorëzim të ushqimit;
- përgatitja e ushqimit sipas porosisë;
- furnizimi me sende ushqimore;
- transporti i ushqimit dhe pijeve deri tek avioni;
- ngarkimi dhe shkarkimi i ushqimeve dhe pijeve në/nga avioni;
- marrja, larja dhe dorëzimi i enëve të pastra në avion;
Vërejtje: Ofrimi i shërbimeve të sipërpërmendura të furnizimit të avionit me ushqime dhe pije nga cilido furnizues ose person i paautorizuar (duke përfshirë edhe ekuipazhin dhe pasagjerët) nuk është i lejuar dhe do të ndëshkohet rreptësisht.
Për më shumë informacione që u referohen shërbimeve të për
Lista e çmimeve e shërbimeve aeroportuale të Aeroporteve të Malit të Zi
Informacionet e detajuara mbi çmimet për përdoruesit privatë dhe të biznesit në Aeroportet e Podgoricës dhe Tivatit mund t՚i gjeni në kuadër të listës së çmimeve zyrtare.
Lista e çmimeve e marrjes me qira të hapësirave dhe truallit në Aeroportet e Podgoricës dhe të Tivatit
Informacionet e detajuara mbi çmimet e marrjes me qira të truallit në Aeroportet e Podgoricës dhe Tivatit mund t՚i gjeni në kuadër të listës së çmimeve zyrtare.